Kurs online në shqip · Manikyr & nail art
Bëhu nail artiste. Fillo nga zero, nga shtëpia.
Procesi i plotë, nga mjetet e para deri te klientja e parë, i shpjeguar hap pas hapi nga një profesioniste. Shiko 10 minutat e para falas, pa llogari dhe pa kartelë.
Pjesa falas mbaron këtu
Për të vazhduar më tutje, hape kursin e plotë
Në mësimin e radhës: [mjetet që të duhen, sa kushtojnë dhe ku i gjen].
Blloku 0 · Ëndrra: si duket puna e një nail artisteje dhe sa fiton
[Foto e përkohshme. Këtu shkon foto e vërtetë e tutores në punë.]Tutorja jote
[Emri i tutores]
Nail artiste në [Qyteti], me sallonin e saj që nga [viti].
"[Një fjali nga tutorja, me fjalët e saj: pse e filloi këtë punë dhe çka do t'i mësojë studentes.]"
Shiko punët e saj në Instagram: [@llogaria]
Në fund të kursit
Çka do të dish të bësh
Listën e plotë të mjeteve, sa kushtojnë dhe çka mos të blesh si fillestare.
Higjienën, formësimin dhe kutikulën, që puna të zgjasë dhe të mos dëmtohet thoi.
Procesin e plotë nga fillimi deri në fund, duke e ndjekur profesionisten hap pas hapi.
Pse gelit i ikin flluska, pse çahet dhe si e rregullon kur diçka shkon keq.
Sa të marrësh për punë kur je fillestare dhe kur ta rritësh çmimin.
Si të fillosh nga shtëpia, me shoqet dhe me Instagram, pa sallon.
Programi
Gjashtë hapa, nga zero deri në fund
Çdo bllok vazhdon aty ku mbaron i pari. Mësimet i sheh sa herë të duash.
0ËndrraFALAS10 min
Si duket dita e një nail artisteje, çka bën dhe sa mund të fitojë. Këtë e sheh falas lart.
1Orientimi[X] min
Mjetet dhe materialet që të duhen, sa kushtojnë dhe ku i gjen. Higjiena dhe vendi i punës në shtëpi.
2Zanati, hap pas hapi[X] min
Procesi i plotë: përgatitja e thonjve, manikyri, aplikimi i gelit dhe përfundimi. E ndjek profesionisten me mjetet e njëjta.
3Gabimet e para[X] min
Gabimet që i bëjnë pothuajse të gjitha fillestaret dhe si i rregullon.
4Paraja: si fillon të fitosh[X] min
Çmimet, klientet e para, puna nga shtëpia dhe hapat për t'u rritur.
5Testi final dhe certifikata e përfundimit[X] pyetje
Pyetje për çdo bllok. Nëse gabon, e sheh prapë mësimin dhe provon sërish. Kur e kalon, merr certifikatën e përfundimit.
Pas kursit
Nga kursi te klientja e parë
Kursi është hapi i parë. Kështu duket rruga e zakonshme, javë pas jave.
- Java 1I sheh mësimet dhe i blen mjetet nga lista. Provon hapat bazë në vete.
- Java 2–3Praktikon me shoqe dhe familje, falas ose me çmim simbolik. Fotografon çdo punë.
- Java 4Hap një profil në Instagram me punët e tua dhe merr klientet e para, ose aplikon në një salon.
- Muaji 2+Rrit çmimin, mbush orarin dhe vendos: salon, nga shtëpia apo studio e jotja.
Ky është shembull, jo premtim: rezultati varet nga sa praktikon. Ne të japim bazën dhe të tregojmë saktësisht nga t'ia nisësh.
A është për ty?
Thuaje vetë
Po, nëse
- Do një zanat me të cilin mund të punosh nga shtëpia
- Nuk ke përvojë dhe do ta mësosh si duhet që nga fillimi
- Nuk do të presësh vite shkollë për të filluar të fitosh
- Je e gatshme të praktikosh pas çdo mësimi
Jo, nëse
- Kërkon dizajne të avancuara (këto vijnë në nivelin 2)
- Nuk ke ndërmend të praktikosh fare pas kursit
- Pret të bëhesh eksperte vetëm duke shikuar video
Sa mund të fitosh
Një zanat që e paguan vetë kursin pas klientes së parë
[Shifrat duhet të verifikohen me tutoren para publikimit.]
Studentet
Çka thonë ato që e kanë bërë
[Përshtypja e studentes, me fjalët e saj, pas kursit.]
[Foto "para / pas" e punës së studentes.]
[Sa kliente gjeti në muajin e parë.]
Kursi i plotë
Çka merr me një pagesë
- [X] mësime video, nga zero deri te puna e përfunduar
- Listën e mjeteve me çmime, që të blesh vetëm çka të duhet
- Bllokun e parave: çmimet dhe klientet e para
- Testin final dhe certifikatën e përfundimit
- Qasje e përhershme, edhe nga celulari
Paguan një herë. Pa abonim. [Çmimi rritet në €[X] pas datës [X].]
Fillo kursin tani Shiko 10 min falas më parëPyetje
Pyetjet që na bëhen më shpesh
A më duhet përvojë?
Jo. Kursi fillon nga zero: çka të blesh, si ta përgatitësh vendin dhe çdo hap të punës.
Sa kohë e kam qasjen?
Përgjithmonë. Mësimet i sheh sa herë të duash, nga celulari ose laptopi.
Çka duhet të blej që të filloj?
Në Bllokun 1 e merr listën e plotë me çmime. Mund të fillosh me një set bazë dhe ta zgjerosh më vonë.
A marr certifikatë?
Po, një certifikatë përfundimi nga e-Zanati, që tregon se e ke përfunduar kursin dhe testin. Nuk është diplomë shtetërore apo licencë profesionale.
Si paguaj?
Me kartelë bankare, në mënyrë të sigurt. [Mënyrat e tjera të pagesës.]
Kam një pyetje tjetër. Ku ju shkruaj?
Na shkruaj në WhatsApp ose Instagram: [numri / @e-zanati]. Përgjigjemi brenda ditës.
Po nëse nuk më pëlqen?
Shiko 10 minutat e para falas para se të blesh. Nëse e blen dhe brenda 14 ditëve sheh që s'është për ty, na shkruan dhe t'i kthejmë paratë.