Kushtet e shërbimit

Kush jemi: e-Zanati është platformë kursesh online në shqip, në pronësi të [Emri ligjor i kompanisë], NUI [numëri], me adresë në [adresa], Republika e Kosovës.

Qasja në kurse: Pas pagesës merr qasje të përhershme në kursin që ke blerë, me emailin me të cilin ke paguar. Qasja është personale: llogaria nuk lejohet të ndahet me persona të tjerë. Nëse kjo ndodh, e-Zanati mund ta mbyllë qasjen pa kthim parash.

Pagesa: Çmimet janë në euro dhe paguhen një herë, pa abonim, përveç nëse shkruhet ndryshe te kursi.

Të drejtat për përmbajtjen: Videot, tekstet dhe materialet e kurseve janë pronë e e-Zanatit dhe e tutorëve. Nuk lejohet regjistrimi, shkarkimi, kopjimi, shitja apo shpërndarja e tyre.

Certifikata: Në fund të kursit, pasi kalon testin, merr një certifikatë përfundimi nga e-Zanati. Ajo tregon që e ke përfunduar kursin; nuk është diplomë shtetërore apo licencë profesionale.

Rezultatet: Kurset të mësojnë bazat e një zanati. Sa fiton më pas varet nga praktika, puna dhe tregu yt; e-Zanati nuk garanton të ardhura apo punësim.

Kthimi i parave: Shih Politikën e kthimit të parave.

Ndryshimet: Mund t'i përditësojmë këto kushte. Versioni në fuqi është gjithmonë ky që shihet në këtë faqe.

Ligji dhe kontakti: Për këto kushte zbatohen ligjet e Republikës së Kosovës. Kontakt: [email] / [numri].